Lajmet e fundit

Me rastin e shënimit të 18 vjetorit të Ditës së Çlirimit, ne kullën e familjës së heroit të kombit, Gjeneral Rasim Kiqina, është bërë zbulimi i pllakës përkujtimore e cila shënon vendin ku u krijuan celulat e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në këtë përurim morën pjesë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrvoci, shoqata të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, familja e Rasim Kiqinës dhe qytetarë, transmeton Klan Kosova.