Lajmet e fundit

Një mural paqeje është zbuluar në qytetin e Gjilanit. Figura e buzëqeshur e një fëmije tashmë do të qëndrojë në muret e objektit të komunës dhe i dedikohet partneritetit të këtij vendi me qytetin amerikan, Sioux City.
Për këtë shkak, të pranishëm si mysafirë ishin edhe disa pjesëtarë të Gardës Ushtarake të Lowas të cilët vijnë nga ai qytet.
Për Klan Kosova, njëri nga ta është shprehur shumë i lumtur qe gjendet në Gjilan.
Muralin e kanë pikturuar disa nxënës, të cilët thanë se kanë zgjedhur këtë figurë ngase në ditët e çlirimit aso kohe, fëmijët iu patën gëzuar shumë lirisë.
Ndërkaq, në nder të festave të qershorit, në muze u hap një ekspozitë përmes së cilës vizitorët mund të kuptojnë për keqtrajtimet ndaj pacientëve e stafit shëndetësor në Spitalin e Prishtinës, gjatë luftës.
https://www.youtube.com/watch?v=QbiPjaaXLxQ