Lajmet e fundit

Mozaiku është gjetur gjatë restaurimit të Kishës së Krishtit në Betlehem, dhe thuhet të jetë punuar rreth 1700 vjet më parë.
Restauruesit po përpiqen që ta kthejnë në jetë veprën e cila është shumë antike e u ka mbijetuar shekujve.
Figura e mozaikut që është nj engjëll, është gjetur nga kompania restauruese italiane Piacenti S.p.A.
Gjatë punimeve në kishë, stafi i kësaj kompanie ka zbuluar se në mur, prapa allçisë shumëvjeçare ka diçka dhe më pas e kanë gërryer e e kanë zbuluar mozaikun.
Kisha ku është gjetur ky mozaik, është e kohës së Perandorit Konstantin dhe është vendi ku mendohet se ka lindur Krishti.