Lajmet e fundit

Rreth 44 vjet kishte pasur probleme të forta me dhimbje të kokës dhe me frymëmarrjen, por mjekët kishin dalë në përfundim se e gjithë kjo ishte një problem alergjik, të quajtur alergjia nga bari.
Por Steve Easton, 51 vjeç nga Camberley, në Britaninë e Madhe gjatë gjithë kësaj kohë mbante një trup të huaj në hundë.
Kur ai ishte i vogël, prindërit e tij kishin zbuluar se nga pistoleta e tij lodër mungonte një gominë dhe për këtë Steve ishte dërguar në spital, por mjekët nuk zbuluan asgjë, e që atëherë atij i filluan problemet.
E gjitha kjo deri para një muaji e gjysmë, kur 51-vjeçari ishte i bindur se kishte një mukozë të tepërt, operoi hundën dhe mjekët i hoqën gominën, e cila ishte aq e madhe sa një monedhë, shkruan gazeta angleze “Mirror”.