Lajmet e fundit

Është përuruar sot lapidari në Burginë e Dubravës, për nder të 82 të vrarëve, 22 vite me parë në këtë institucion të vuajtjes së dënimit.
Në këtë përurim, prezentë ishin edhe shumë udhëheqës politikë, përfshirë, Krye-parlamentarin, Glauk Konjufca, Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ushtruesi i detyrës së Kryetarit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj e ish-kryeministri Ramush Haradinaj.
Që të gjithë, një zëri kërkuan dënimin e atyre që e bën këtë vepër.
Kurse, në lapidarin e përuruar të shtunën, Bislim Zogaj, si drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale, tha se mund të ketë ndonjë gabim teknik në emrat e vendosur, por që do të jetë mundësia që ato të përmisohen.