Një magazinë me lëndë narkotike dhe armë është zbuluar në fshatin Voskop të Korçës, ndërsa disa persona kanë përfunduar në pranga.
Sipas të dhënave të para lënda narkotike e llojit kanabis sativa dyshohet se nuk është prodhuar në zonë por është sjellë nga një vend tjetër për t’u magazinuar ndërsa brenda ambientit ku u gjet bëheshin edhe disa procese për ta përgatitur për shitje, raporton Top Channel, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Shtetit tha se veç lëndës narkotike në magazinë u gjetën edhe armë zjarri ndërsa ende nuk dihet sasia e zbuluar.
Burime të TChbënë me dije se sasia është e konsiderueshme dhe është duke u peshuar ndërkohë që në pranga janë gjashtë persona deri tani mes tyre edhe gra.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.