Lajmet e fundit

Jennifer Lawrence është në lidhje me Cooke Maroney.
People konfirmon marrëdhënien e tyre, duke shtuar se ata janë parë së bashku disa herë gjatë javëve të fundit. Nuk ka asnjë detaje se kur ka filluar kjo lidhje, transmeton Klan Kosova.
Aktorja së fundi ishte e lidhur me Darren Aronofsky me të cilin u nda në nëntor të vitit 2017.
Nuk ka asnjë deklaratë nga Jennifer apo Cooke në lidhje me romancën.
