Policia në Graçanicë ka zbuluar një laborator, i cili dyshohet se është përdorur për kultivimin e bimëve narkotike.
Bazuar në njoftimin zyrtar, rasti i zbuluar të martën në mbrëmje është ende nën hetime, transmeton Klankosova.tv.
“Njësitë policore kanë kontrolluar një objekt të pa banuar ku kanë has në një laborator i cili dyshohet se ishte përdorur për kultivimin e bimëve narkotike. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.