Lajmet e fundit

Fansat e Batmanit po e presin me padurim premierën e “Justice League” në vitin 2017, dhe regjisori Zack Snyder shpërndau në Twitter një foto të Ben Affleck me kostumin e ri të superheroit më të famshëm në botë.
Kostumi i Batmanit duket më solid se herët e tjera, madje ka edhe syze mbrojtëse, shkruan tch. Kjo foto vjen pasi stafi shijoi ditën e fundit të xhirimeve të këtij filmi.
Në filmin e radhës së Batmanit do të jenë edhe super-heronj të tjerë si Superman (Henry Cavill), Wonder Woman (Gal Gadot), Flash (Ezra Miller), Cyborg (Ray Fisher) dhe Aquaman (Jason Momoa).