Lajmet e fundit

Është skeleti i një fëmije që ka jetuar në periudhën e mesjetës.
Por kjo dhe tri varreza të tjera dolën në sipërfaqe kur nisi ndërtimi i autostradës Prishtinë –Hani i Elezit.
Në vend të kompanisë për ndërtimin e rrugës tani në Rahovicë po gërmojnë ekspertët e Institutit Arkeologjik të cilët gjetën një kishë mesjetare.
Por, arkeologët po thonë se pak gjë nga këtu mund të shpëtohet.
Disa metra më poshtë është gjetur një objekt edhe më i vjetër se kjo kishë, njofton Klan Kosova.
Arkeologu Premtim Alaj po thotë se ky objekt i takon periudhës romake e që nuk ka arritur t’i mbijetojë kohës.
Zbulimi i këtyre dy objekteve ka ndërprerë punimet në autostradë në këtë vend ndërsa vlerën e tyre do të ta vlerësojë një komision pas përfundimit të gërmimeve.
E vlerësimin e këtij komisioni është duke e pritur edhe punëkryesi, për ti vazhduar punimet.
Ekipet e arkeologëve janë duke monitoruar të gjitha punimet në segmentet e autostradës, për të parë dhe vlerësuar objektet e mundshme që dalin në sipërfaqe gjatë gërmimeve.
Kronikë nga Dibran Istrefi.