Lajmet e fundit

Britaniku i vrarë në sulmet e Parisit është quajtur Nick Alexander.
Ai punonte me grupin muzikor Eagles of Death Metal, grup i cili ka performuar mbrëmë në teatrin Bataclan, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa sot ka reaguar familja e tij, duke lëshuar një deklaratë:
“Me pikëllim të madh na duhet të konfirmojmë se Nick-u ynë i dashur e ka humbur jetën mbrëmë në Batalcan”.
“Nick nuk ishte vetëm vëllai, djali dhe daja ynë, ai ishte edhe shoku më i mirë i të gjithëve – bujar, i këndshëm dhe besnik i vërtetë”.
“Nick ka vdekur duke e bërë punën që i pëlqente, dhe ne ndihemi të ngushëlluar duke e ditur se sa shumë ai duhej nga miqtë e tij anembanë botës”.
“Faleminderit për mbështetjen dhe respektin që tregoni ndaj familjes sonë në këtë kohë të vështirë. Paqe dhe dritë”.