Lajmet e fundit

Kohëve të fundit, Tuna ishte njëra ndër këngëtaret më të përfolura në shtypin rozë, njofton Klan Kosova.
Fillimisht lidhja e saj me Patris Berishën, e më pas edhe shtatzënia. Por ja që të gjitha dolën në pah kur mediet online zbuluan çdo gjë.
Madje burime të Prive, tashmë kanë bërë me dije se gjinia e fëmijës së Tunës është djalë.
Kujtojmë që javën që lamë pas, Valdrin Sahiti organizoi një darkë me femrat më të suksesshme të showbizt shqiptar, për të promovuar koleksionin e tij të ri, e në mesin e të cilave ishte edhe Tuna.
Pikërisht këtë natë, Tuna erdhi e shoqëruar nga kunata e saj Nora, e për veshjen kishte përzgjedhur një fustan i cili nuk ia ekspozonte linjat.