Lajmet e fundit

Nëna e George Clooney, Nina është shumë e ngazëllyer që do të bëhet gjyshe përsëri, pasi që nusja e saj Amal, këtë vit do të lindë binjakë.
Nëna e aktorit ka folur për disa media, pasi lajmi emocionues për shtatzëni është bërë publik.
“Po, një djalë dhe një vajzë”, ka thënë Nina për Radar Online, transmeton Klan Kosova.
“Sa e mrekullueshme. Burri im dhe unë jemi shumë të emocionuar”.
“Ne jemi jashtëzakonisht të lumtur për George dhe Amal, dhe unë s’mund t’i imagjinoj dy njerëz që mund të jenë prindër më të mirë se ata”, shtoi ajo në një intervistë për Us Weekly.