Lajmet e fundit

Kënga e re e Taylor Swift “Look What You Made Me Do” ka bërë bujë të madhe, veç tjerash edhe për mesazhet që përçohen përmes videoklipit.
Portale të ndryshme janë munduar që ta bëjnë dekodimin e tyre që nga dita e publikimit, dhe shumëçka është zbuluar deri më sot. E fundit ka të bëjë me anëtarët e “skuadrës” së saj, transmeton Klan Kosova.
Në videoklip këngëtarja shihet e veshur me një bluzë të bardhë, ku janë të shkruara emrat e miqve të saj si: Selena Gomez, the Haim sisters, Gigi Hadid, Blake Lively dhe bashkëshorti i saj Ryan Reynolds, Lena Dunham, Ed Sheeran, Patrick Stewart,Abigail Anderson, Martha Hunt, Claire Kislinger dhe Todrick Hall.