Lajmet e fundit

Aktori 47 vjeçar Will Smith dhe gruaja e tij Jada Pinkett Smith, janë duke e bojkotuar ceremoninë e Oscars 2016 për shkak të mungesës së diversitetit, dhe së fundmi nga një video që është tërhequr nga arkivat e kanalit ET u zbulua se ky nuk është bojkoti i tij ti parë, transmeton Klan Kosova.
Will e ka bojkotuar edhe ceremoninë e Grammy në vitin 1989 së bashku me partnerin e tij muzikor DJ Jazzy Jeff, sepse kategoria e muzikës rep nuk ishte shfaqur.
“Ne nuk kemi probleme me Grammy si një çmim ose Grammy si një institucion, ne vetëm e kemi pasur problemin me dizajnimin e shfaqjes”, ka thënë Will për ET në atë kohë. “Ne zgjodhëm bojkotimin sepse ndihemi sikur të na kishin goditur me shuplakë fytyrës”.