Lajmet e fundit

Pippa Middleton dhe i fejuari i saj James Matthews do të martohen shumë shpejt dhe data e tyre e dasmës tashmë është zbuluar!
Çifti do të martohet më 20 maj në kishën e Shën Markut në Englefield, Angli, raporton E! News, transmeton Klan Kosova.
Sigurisht se e pranishme në dasmë do të jetë edhe Kate Middleton. Kanë qarkulluar lajme se Kate nuk do që ta marrë vëmendjen nga Pippa në ditën e saj të madhe.
Pritja do të mbahet në shtëpinë e familjes së Middleton-së, që ndodhet vetëm disa milje larg nga kisha.