Lajmet e fundit

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me veprimtarët e çështjes kombëtare në mërgatë, Ismet Murtezi e Lulzim Maliqi dhe bashkëpunëtorët kanë bërë përurimin e bustit, njofton Klan Kosova.
“Kjo simbolikë e madhe e rikthimit të pamjes së presidentit historik dhe themeluesit Republikës sot në Gjilan, është vetëm respekt i vogël për punën e madhe që ka bërë ky lider që realizoi ëndrrat tona dhe shkaktoi edhe procese tjera jo vetëm në Republikën tonë", ka thënë Haziri.
"Po tregohet qartë se sa është e madhe zbrazëtira nga mungesa e tij fizike, në politikbërje edhe në vendin tonë, se sa është e madhe mungesa e tij në shtetndërtimin e Republikës sonë, në përfaqësimin e Republikës tonë te miqtë kudo në botë dhe se sa është formati i tij politik i madh që nuk mund të mbulohet nga askush tjetër”.