Lajmet e fundit

Në “Sheshin e Dëshmorëve” në Podujevë janë zbuluar shtatoret e heronjve Edmond Hoxha, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Konushevci.
Përurimi i tyre u bë në 21 vjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhës dhe Hakif Zejnullahut
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin zyrtarë të lartë shtetërorë e komunal të cilët e çmuan lartë veprën e këtyre dëshmorëve.
Ngjarja është mbajtur nën patronazhin e kryekuvendarit, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.
Klan Kosova ka përgatitur storien për vendosjen e shtatoreve të katër heronjve të Llapit në vendlindjen e tyre më 26 janar.