Lajmet e fundit

Shkencëtarët kanë zbuluar një fushë të madhe të pasuruar me gazin helium në Tnazani, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Kjo gjetje përbën një ndryshim të madh në botë, pasqië rezervat botërore të këtij gazi janë duke u shpenzuar, kanë deklaruar gjeologët nga universitete si Durham dhe Oxford.
Heliumi përdoret në spitale per rezonancë magnetike, në anije kozmike, teleskop dhe monitorë të rrezatimit.
Deri më tani ky gaz prestgjioz është gjetur në sasi të vogla përgjatë nxjerrjes së naftës dhe gazeve të tjera.
Duke përdorur mënyra të tjera eksploruese, studiuesit kanë gjetur sasi të medha të heliumit në fushën afrikane në lindje të Tanzanisë.
Sipas tyre burimet vetëm nga një pjesë e kësaj fushe janë mëse të mjaftueshme për mbushjen e më shumë se një million skanerëve për rezonancë magnetike.