16.03.2018 · përditësuar para 3060 dite1 min lexim
Një sasi e konsiderueshme kanabis sativa është gjetur e fshehur në pyllin e Novoselës në Vlorë.
Rreth 30 thasë të mbushura me lëndë narkotike janë gjetur në një gropë në mes të pyllit të fshatit Novoselë. Bëhet fjalë për rreth 900 kg, pasi një thes peshon 30 kg. Nuk dihet ende se kujt i përket lënda narkotike.
Droga u zbulua rastësisht nga grupi i xhirimit të Top Channel, i cili po xhironte në zonën e pyllit të Novoselës mbeturinat që ka sjellë lumi Vjosë pas reshjeve të ditëve të fundit.
Dyshohet se nga frika e kontrolleve të policisë, poseduesit e drogës, pasi e kanë përpunuar, e kanë fshehur atë në pyll. Burime për Top Channel tregojnë se kanabisi i grirë shërben vetëm për t’u paketuar si “çokollatë”, e cila më pas është më e lehtë për transport.
Ndërkohë, Policia e Vlorës nuk ka patur dijeni për këtë sasi droge që ishte hedhur në këtë zonë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.