Lajmet e fundit

Policia e Kosovës ka zbuluar laboratore të sofistikuar për kultivim të bimëve narkotike dhe ka arrestuar një person në Pejë.
Policia njofton se gjatë bastisjes së shtëpisë së të dyshuarit janë zbuluar dy laboratorë të brendshëm të sofistikuar për prodhimin e bimës se llojit Kanabis Sativa i pajisur edhe me sistem të nxehjes, ftohjes, ndriçimit, ventilimit ujitje. Bastisja ka rezultuar edhe me gjetjen edhe një revolje.
Si rezultat i operacionit si dëshmi janë sekuestruar: 228 bimë të llojit Kanabis sativa të gjatësisë prej 5 cm deri 2 metra, një komplet i plastikëve për mbjelljen e bimëve si dhe gjësende të tjera.
Ndërkaq, ndaj personit të dyshuar me vendim të prokurorit është caktuar ndalimi prej 48 orëve për procedurë të mëtejme sipas ligjit, transmeton Klan Kosova.