Lajmet e fundit

Ende nuk dihen emrat e viktimave dhe identiteti i autorit në ngjarjen e Shkodrës, por të plagosurit tashmë janë identifikuar.
Ata janë Aleks Prendi, 40 vjeçar, Viçens Kopshti 26 vjeçar, Ndok Marku 35 vjeçar dhe Kitas Molla 26 vjeçar.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Dajç të Shkodrës.
Një person qëlloi me breshëri automatiku në një lokal, duke lënë 2 të vdekur dhe 4 të plagosur. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal, shkruan Lapsi, përcjellë Klan Kosova.