Lajmet e fundit

Yll Limani do të mbajë koncert madhështor më 27 dhe 28 dhjetor në Prishtinë.
Lidhur me këto koncerte, ka dhënë detaje Ardian Berisha në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Sipas Berishës, këto koncerte janë planifikuar me shumë përkushtim, duke qenë se artisti nuk ka performuar në kryeqytet që nga muaji gusht.
“Ky projekt erdhi natyrshëm, sepse kemi nevojë për koncerte të tilla që sjellin energji dhe gëzim në fundvit. Puna dhe përgatitjet janë fokusuar ekskluzivisht në këto dy data, sepse Ylli nuk ka përformuar në Kosovë që nga muaji gusht”, theksoi Berisha.
Po ashtu në një video mesazh për emisionin e mëngjesit, Yll Limani ndau emocionet e tij me fansat.
"Kam filluar me provat, mezi po pres me ju pa krejtve dhe me i kalu dy netë të paharrueshme”, tha këngëtari, njofton Klankosova.tv.