Lajmet e fundit

Pirotekniku Gjorgji Stefanov, ka njoftuar se ka gjetur 24 bomba avionësh të paeksploduara nga Lufta e Parë Botërore në stacionin e trenit në Manastir.
Bombat u gjetën pas ndërrimit të gypave të ujit nga punëtorët e ujësjellësit.
Përveç në Manastir, bomba të pashpërthyera janë gjetur edhe në vende tjera.
Zoran Paunovski nga fshati Kazhani ka raportuar se pas punës së tij në oborr, ka gjetur një bombë të Luftës së Dytë Botërore dhe një bombë tjetër artilerie të pashpërthyer nga Lufta e Parë Botërore.
Bombat në fjalë janë dërguar në ekspertizë./TetovaSot