Lajmet e fundit

George Michael ka vdekur nga shkaqet natyrale, shkaku i zemrës së dobët dhe mushkërive të dëmtuara, tha mjeku ligjor meqë rasti përjashtoi mundësinë për hetim ligjor.
Ai ishte gjetur i vdekur vitin e kaluar në ditën e Krishtlindjeve në shtëpinë e tij, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
“Hetimet mbi vdekjen e George Michael janë mbyllur dhe raporti i fundit post-mortem është pranuar”, tha Darren Salter, mjeku kryesor ligjor i Oxfordshire.
Më shumë se dy muaj pas vdekjes së tij, trupi i këngëtarit do t’i kthehet familjes së tij për një funeral të planifikuar dhe me shumë gjasë raporti i plotë i toksikologjisë nuk do të dalë ndonjëherë, transmeton Klan Kosova.