29.03.2016 · përditësuar para 3778 dite1 min lexim
Një avion i linjës ajrore egjiptjane “EgyptAir”, i nisur nga Aleksandria drejt Kajros, bëri ulje të detyruar mëngjesin e sotëm në Aeroportin e Larnakas, në Qipro. Nga raportet e tyre rezulton se, fluturimi “MS181” u devijua prej një pasagjeri, që deklaron se mban në trup një brez me eksplozivë. Burri, për të cilin disa media pretendojnë se quhet Seif El Din Mustafa dhe është shtetas egjiptian, thuhet të ketë kërkuar një takim me ish-bashkëshorten e tij, e ka spekulime se ai kërkon azil.
Ndërsa zyrtarisht identiteti i burrit nuk është konfirmuar, burime qeveritare dhe policore pohojnë se, gruaja që ai kërkon të kontaktojë po dërgohet në aeroport.
“EgyptAir” sqaroi nga ana tjetër se, falë negociatave me rrëmbyesin në Aeroportin e Larnakas u arrit lirimi i pjesës dërrmuese të personave në bord, me përjashtim të anëtarëve të ekuipazhit dhe 4 pasagjerëve të huaj.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
NL
SHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.