Lajmet e fundit

Një metodë e re zbulimi jo invasive nga shkencëtarët është prezantuar për testimin e drogës.
Këtë metodë shkecëtarët e konsideruan shumë të rëndësishme dhe se procedura e saj shkon vetëm me një gjurmë gishti dhe menjëherë rezultatet mund të zbulohen.
Ajo që është edhe më e rëndësishme dhe më tërheqëse për këtë metodë është se mund të bëjë dallimin në mes prekjes së drogës dhe inhalimit të saj.
Pasi përdorimi i drogës është një ndër betejat e shoqërisë së sotme, e cila shkakton shumë aksidente, dhe krime të ndryshme, shkencëtarët nga Holanda dhe Britania e Madhe i analizuan gjurmët e gishtave të individëve të cilët ishin të varur nga droga. Në të kaluarën testimi i gjurmëve të gishtave mundësonte vetëm nëse kishte kontakte me drogën apo jo.
Ndërsa sot ky test mundëson edhe zbulimin nëse keni inhalatuar drogën, shkruan Wespeakscience.com, transmeton Klan Kosova.