Dekada më parë shtëpia e Isak Qollit në Bardh të Madh, u bë pikënisje e aktiviteteve për çlirimin e vendit.
Aty u mbajtën mbledhjet e para si dhe u bë përgatitja e fillimit të rezistencës së armatosur kundër okupatorit serb.
Po ashtu nga kjo shtëpi u bë edhe formimi i njëres prej celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në nderim të angazhimit të njërit prej eprorëve të UÇK-së, Isak Qolli, sot Organizata e Veteranëve të UÇK-së në Fushë Kosovë, organizoi ceremoninë e zbulimit të pllakës "Kujtesë", e cila u bë në praninë e një numri të madh të të pranishmëve.
Ky aktivitet u mbajt në prag të shënimit të 18 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.