Lajmet e fundit

Vajzat e para në familje, kanë më shumë mundësi që të vuajnë nga obeziteti se sa motrat e tyre të vogla.
Ky hulumtim është bërë nga Universiteti i Auckland-it, ku studiuesit kanë ekzaminuar peshën e më shumë se 13 mijë vajzave, dhe kanë zbuluar se rendi gjatë lindjes mund të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e peshës.
Hulumtuesit kanë përdorur të dhënat nga viti 1991 deri në vitin 2009 nga regjistri i lindjeve në Suedi, por në këtë hulumtim nuk janë përfshirë binjaket.
Rezultatet e studimit, nxorrën në përfundim se motrat e para e kishin indeksin e masës trupore 2.4 përqind më të lartë se motrat e dyta.
Ato gjithashtu ishin 29 përqind më të rrezikuara nga mbipesha, e gati dyfish, 40 përqind, më të rrezikuara nga obeziteti.
Sipas këtij studimi vajzat e para kanë më shumë mundësi të kenë probleme shëndetësore si përshembull shtypja e lartë e gjakut dhe diabeti, se sa motrat e tjera më të vogla.