Lajmet e fundit

Mijëra jetë mund të shpëtohen pas një zbulimi shkencor i cili ka hedhur dritë në lidhje me atë se çfarë i nxitë viruset e ndryshme që të shkaktojnë sepsën.
“Vrasësi i qetë” godet atëherë kur ndonjë infeksion, siç mund të jetë helmimi i gjakut, nxitë përgjigje të sistemin imunitar të dhunshëm duke bërë që trupi t’i sulmojë organet e veta.
Testimet aktuale për detektimin e sepsës zgjasin me ditë të tëra, ndonjëherë edhe më shumë.
Megjithatë studimet e reja kanë hapur rrugë për një diagnostifikim shumë më të shpejtë, kështu duke rritur gjasat e mbijetesës.
Testimet tek minjtë dhe njerëzit kanë zbuluar dy molekula që prodhohen nga sistemi imunitar gjatë inflamacioneve të zgjatura, siç mund të shihet tek rastet e sepsës.
Shkencëtarët nga Universiteti “Columbia” kanë gjetur nivele të larta të microRNA-së (pjesëza të vogla të kodit gjenetik) që mund të sinjalizojnë nevojën për trajtim urgjent.