Lajmet e fundit

Një ileç i ri, që shkatërron tumoret me anë të kimioterapisë, ofron shpresa për pacientët me tumor “trefish negativ” në gji.
Një në 5 raste me kancer në gji preken nga forma më agresive e kancerit dhe ¼ e pacientëve vdesin brenda 5 vitesh.
Onkogjeni PIM-1 (një gjen që në disa raste mund të transformojë një qelizë normale në kancerogjene) ndihmon tumoret të mbijetojnë duke i mësuar të injorojnë sinjalet e vdekjes nga medikamentet toksike të kimioterapisë. Duke bllokuar këtë molekulë nëpërmjet medikamenteve, mund të bëhen qelizat kancerogjene të cenueshme ndaj trajtimit, thonë ekspertët.
Autori kryesor i studimit, prof. Andrew Tutt, nga Kolegji Mbretëror i Londrës, tregon: “Shumë lloje të kancerit të gjirit “trefish negativ” rezistojnë ndaj kimioterapisë.
Molekula PIM-1 arrin të kontrollojë këto “drejtues” dhe gjenet që u ofrojnë mbrojtje qelizave kancerogjene, gjene që nuk mund të shkatërrohen lehtësisht nga ilaçet.
Me zbulimin e ilaçeve që frenojnë funksionimin e molekulës PIM-1, mund të arrihet të zbulohet një mënyrë e re për të vënë në shënjestër këto gjene kancerogjene, shkruan albeu. Shkencëtarët shpresojnë që me zbulimin e tyre të mundësohet përdorimi i ilaçit në testet klinike të kancerit të gjirit brenda dy vitesh.