Lajmet e fundit

Manchester United nuk është aq i nxehtë më për ta blerë Jadon Sancho-n e Borussia Dortmund-it, raporton Football Insider.
21 vjeçi ishte lidhur me një kalim te Djajtë e Kuq ose te Leicester City në të kaluarën, mirëpo nuk kishte pasur kurrë diça konkrete.
Tani, ish-futbollisti i Manchester City-t ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij, dhe sërish kanë nisur spekulimet për një largim të mundshëm të tij.
Mirëpo, gjiganti anglez duket se e ka zbehur intensitetin me të cilin e kërkonte përfaqësuesin e Anglisë gjatë verës.