Me poshtë mund ti gjeni gjashtë metoda të ndryshme të cilat ndihmojnë për zbardhjen e dhëmbëve.
1.Luleshtrydhe të shtypura
Kjo është një nga metodat më së shumti e promovuar nga aktorja e famshme Catherine Zeta Jones. Merrni 3 – 4 luleshtrydhe te cilat shtypen, dhe masën e krijuar vendoseni tek dhëmbët për rreth 3 minuta. Acidi që përmbajnë luleshtrydhet largon njollat dhe ushqimin e mbetur.
- Uthull molle
Pastrimi i dhëmbëve me uthull te mollës, rregullisht për një muaj ndihmon me zbardhjen e dhëmbëve. Kjo ndihmon veçanërisht për largimin e njollave nga kafeja dhe duhani.
- Vaji i kokosit
Vaji i kokosit është një nga zbulimet e fundit. Mënyra më e mire për ta përdorur është duke e shpërlarë gojën me këtë vaj, apo duke vendosur 2-3 pika tek brusha juaj e dhëmbëve.
- Peroksid hidrogjen dhe sodë të bukës
Përzieni pak sodë të bukës me peroksid hidrogjeni deri sa të krijohet një mase. Masën e krijuar vendoseni në brushë dhe e përdorni si pastë dhembesh.
- Ndërroni brushën tuaj të dhëmbëve çdo tre muaj
Brusha e dhëmbëve duhet të ndërrohet çdo tre muaj, kjo ngaqë fijet e saj fillojnë të dëmtohen dhe dhëmbët tuaj nuk arrijnë të pastrohen siç duhet.
- Pastrimi i dhëmbëve
Edhe pse nuk është shumë praktike, dhëmbët tuaj duhet të pastrohen pas çdo ushqimi. Kjo është mënyra më e mirë që të parandalojmë njollosjen e dhëmbëve.