Lajmet e fundit

Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasin Sadedin Sula, i cili akuzohet se është përgjegjës për vrasjen e bashkëshortes së tij.
45-vjeçarja me inicialet S.S. u gjet dje e pajetë në tualetin e një mobilerie në Melgushtë të Shkodrës. Pas verifikimeve të bërë policia dyshohet se gruaja është mbytur me duar nga bashkëshorti i saj.
“Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, u bë ndalimi i shtetasit: Sadetin Sula, 47 vjeç, banues në Shkodër. Ndalimi i tij u bë pasi: Nga veprimet e para hetimore të kryera në lidhje me rrethanat e vdekjes së shtetases me iniciale S.S, bashkëshortja e tij, e cila u gjet e pajetë ne tualetin e Mobileri “Europa”, dyshohet se viktima është vrarë ( mbytur me duar) nga bashkëshorti i saj. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga Neni 79/c i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./shekulli