Lajmet e fundit

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta priti sot dhe zhvilloi një takim pune me Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian, zotin Knut Fleckenstein.
Në thelb të takimit ka qënë konsensusi ndërmjet mazhorancës dhe opozitës për zhvillimin e reformave, sidomos të Reformës në Drejtësi dhe për integrimin e vendit në BE.
“Avancimi i reformave gjithpërfshirëse dhe me konsensus sa më të gjerë mes pozitës dhe opozitës, me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe mundësimi i një klime politike mirëbesimi dhe bashkëveprimi të ngushtë është shumë i rëndësishëm në këtë proces.” – u shpreh Presidenti Meta.
Presidenti i Republikës nënvizoi se një rëndësi madhore ka zbatimi i Reformës në Drejtësi, në veçanti ecuria e procesit të Vetingut, me synim krijimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja të drejtësisë./syri.net