Lajmet e fundit
Dy kandidatët kryesorë për bashkinë e Tiranës , Erion Veliaj nga PS dhe Halim Kosova PD janë takuar në një konferencë në Tiranë dhe kanë shkëmbyer disa fjalë me njëri tjetrin.

Lajmi i vetëm i konferencës “Sfida dhe mundësitë për Tiranën” që organizoi Dhoma Amerikane e Tregtisë me 6 kandidatët për të zënë postin e kreut të Bashkisë së Tiranës ishte shtrëngimi duarve mes dy kandidatëve Halim Kosova dhe Erion Veliaj.
Ata shkëmbyen edhe disa batuta me njëri – tjetrin dhe që u dëgjuan vetëm nga pak persona që ndodheshin pranë tyre.
Biseda mes tyre ka ndodhur pasi janë hequr mikrofonat.
Kosova: Si je, mirë?
Veliaj: Si të shkojnë punët?
Kosova: Dëgjo një minutë. Që të mos heqësh sikletin që hoqa unë atë mikrofonin mos e vër në vesh, por mbaje në dorë.
Veliaj: Unë improvizoj gjithmonë. (Veliaj i jep dorën Jorida Tabakut) Jorida si je ti?/transmeton Lapsi.al