Lajmet e fundit

Policia në Dragash ka arritur që të zbardh rrethanat e një rasti të vjedhjes së rëndë që pati ndodhur më 10 shtator në ambientet e një shtëpie të një kurbetçiu të komunitetit goran në fshatin Kukajan.
Policia njofton se në shtëpinë e të dyshuarit, po ashtu goran janë gjetur disa gjësende të vjedhura të cilat i janë kthyer pronarit e për disa të tjera që i dyshuari i ka shitur tanimë janë në fazën e kthimit të tyre sepse është identifikuar blerësi i cili ka thënë se është i gatshëm t’i kthej.
Për rezultatet e hetimit është informuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari të ndalët në masën e arrestit policor për 48 orë ndërkaq policia ka dorëzuar kallëzimin penal në prokurori, transmeton Klan Kosova.