Lajmet e fundit

Ish anëtari i grupit One Direction Zayn Malik ka performuar këngën e tij solo në emisionin e njohur “the Tonight Shoë” të Jimmy Fallon.
Malik ka performuar këngën e tij “It’s You”, këngë që është nga albumi i ri i këngëtarit që pritet të jetë për ish të dashurën e tij Perrie Edëards.
Para se të debutonte këngën e tij të re, këngëtari ka treguar kopertinën e albumit të tij që mban një fotografi të Zayn si fëmijë me tatuazhe të vizatuara në duart e tij, transmeton Klan Kosova.
Duke folur për rrugën e tij të fundit "It’s You” 23 vjeçari ka thënë se kënga është “zemra” e albumit nëse flitet për aftësi vokale.
“Ka të bëjë me ndarjen në çift” ka thënë këngëtari duke treguar se kjo këngë bazohet në eksperiencë personale, transmeton Klan Kosova.
Duket se kënga u pëlqye shumë nga fansat e këngëtarit pasi shumë shpejt ajo u bë virale në rrjete sociale e veçanërisht në Tëitter me slloganin “ZaynonFallon”.
“Shumë e lumtur për Zayn sonte në Tonight Shoë. Ai ka kënduar mrekullueshëm dhe kënga më ka pëlqyer në çdo sekondë.