Këngëtari i njohur Zayn Malik është filmuar derisa ishte përfshirë në një përplasje me disa persona në rrugë jashtë një lokali të New York.
28 vjeçari i nervozuar dhe fillon të shajë ndaj një personi që s’u identifikua, njofton Klan Kosova.
Sipas TMZ, Zayn po pinte duhan jashtë lokalit në orën 02:00 të mëngjesit kur një grup burrash lanë një lokal fqinj dhe një burrë u nda nga grupi duke tentuar të përleshet me yllin.
Zayn dëgjohet në mënyrë të përsëritur duke bërtitur 'për çfarë po flet'. Raportohet se burri i paidentifikuar më pas e quajti homofobik këngëtarin, i cili më pas u përgjigj me fyerje të tjera.
Raportohet se nuk pati përplasje fizike dhe se policia nuk ishte e përfshirë.
Burimet thanë se nuk e dinin pse Zayn kishte bluzën e hequr pasi thanë se ai e kishte të veshur atë brenda në lokal.
Zayn jeton në New York me të dashurën e tij modele Gigi Hadid, 26 vjeç, dhe janë prindër të një vajze që quhet Khai.
Videon mund ta shikoni brenda këtij linku:
https://www.dailymail.co.uk/video/tvshowbiz/video-2433719/Video-Zayn-Malik-shirtless-brawl-called-F.html●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.