Lajmet e fundit

Zayn Malik ka ngushëlluar kolegun e tij Louis Tomlinson me rastin e vdekjes tragjike të nënës së tij.
Ish anëtari i grupit Onde Direction, tregoi mbështetjen e tij për Louis përmes një postimi në Twitter.
“Te dua vëlla! Po lutem për gjithë familjen tuaj. Jam krenar me forcën që po tregoni dhe besoj që nëna juaj do të ndihej krenare gjithashtu” ka shkruar Malik.
Pas këtij mesazhi prekës, Zayn është parë në ngjarjen e Billboard Women in Music Awards.
Nëna e Loius, Johannah Deakin, ka vdekur në moshën 43 vjeçare pas një beteje të rëndë me sëmundjen e leukemisë.


