Lajmet e fundit

Bashkëpunimet në botën e shoubizit, janë çdo herë të mendueshme. Por, se një ditë do të vie një bashkëpunim në mes Zayn Malik dhe Justin Bieber, fansat ndoshta nuk e kanë paramenduar, përcjellë Klan Kosova.
Megjithatë diçka e tillë po del të jetë e vërtetë pasi dyshja kanë filluar të kenë disa diskutime rreth projektit të tyre më të ri të përbashkët.
Ende nuk është publikuar ndonjë detaj konkret rreth përmbajtjes së tekstit të këngës e cila do të realizohet nga Zayn dhe Justin por një gjë është e sigurt që sipas mediave të huaja rozë, ky po konsiderohet bashkëpunimi i ëndrrave për të dy yjet e botës së famës, përcjellë Klan Kosova.