Lajmet e fundit

Zara Larsson e ka publikuar videoklipin e këngës së saj të fundit “Ain’t My Fault”, transmeton Klan Kosova.
Kjo këngë është e fundit që do t’i bashkëngjitet albumit t ë saj debutues “Never Forget You”, i cili pritet të dalë në shitje së shpejti.
“Teksti origjinal i kësaj këngë fillimisht ishte: “Nuk është faji im që mashkulli yt po më telefonon / Nuk është faji im që nuk mund ta mbash në shtëpi”, sqaroi Zara për NME. “Kur e incizuam, unë thash: ‘Nuk mund ta këndoj këtë! Çfarë?! Kështu që na u desh ta rishkruanim... Duhet të kesh një kod femëror”, ka përfunduar këngëtarja 18-vjeçare.