Lajmet e fundit
Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka evidentuar disa raste kur avancat për udhëtime zyrtare nuk janë mbyllur prej më shumë se 10 muaj, edhe pse me ligj një gjë e tillë duhet të bëhet më së voni dy javë. Kjo ka ndodhur derisa Hashim Thaçi ishte kryeministër.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, gjatë Auditimit të pasqyrave financiare për vitin e kaluar, 2014, sa ishte kryeministër Hashim Thaçi, ka gjetur shumë parregullsi, shkruan gazeta Zëri.
ZAP ka evidentuar disa raste kur avancat për udhëtime zyrtare nuk janë mbyllur prej më shumë se 10 muaj, edhe pse me ligj një gjë e tillë duhet të bëhet më së voni dy javë pas kthimit nga udhëtimi zyrtar.
“Nga testimi i 11 avancave të mbyllura, shtatë prej tyre, me vlerë prej 43,900 euro, nuk ishin mbyllur brenda afatit ligjor, me ç’rast kishte pasur vonesa në mbyllje deri në 10 muaj”, thuhet në raportin e ZAP-it.