Qytetarët e Mitrovicës janë bërë gati për t’u nisur nga Mitrovica për në Prishtinë, për të marrë pjesë në protestën e opozitës e cila do të fillojë nga ora 14:00.
Protestuesit në Mitrovicë kanë brohoritur tërë kohën “Zajedncia nuk kalon”, dhe kanë mbajtur parulla me mesazhe të tejra në duar.
Faruk Mujka i Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë ka thënë se protesta do të jetë masive, por e qetë.
Ai ka thënë se festimi i këtij 17 shkurti, do të ishte paradoks, sepse “kjo do të thoshte se ne pajtohemi me Asociacionin, Demarkacioni, korrupsionin në vend e shumë gjëra të tjera”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.