Lajmet e fundit

Këngëtarja nga Shqipëria, Zaimina Vasjari, ditë më parë publikoi këngën dhe klipin e saj më të ri në bashkëpunim me Elgit Doda, të titulluar "Blackout".
Ajo në klip dukej mjaft provokative e ekstravagante, madje edhe pa të brendshme.
Por, Zaimina ka publikuar fotografi të një fotosesioni të ri që ka realizuar me mikën e saj Rrezarta Shkurta, tashmë fotografe shumë e njohur, transmeton Klan Kosova.
Këngëtarja duket e këndshme dhe shumë e thjeshtë në foto, për dallim nga klipi i saj i fundit.
Klipi deri më tani ka gati 500 mijë klikime në Youtube.
https://instagram.com/p/6vXMlSNup_/?taken-by=zaimina_vasjari