Lajmet e fundit

Udhëheqësit politikë dhe qytetarët e Ballkanit Perëndimor tani kanë një detyrë historike të rëndësishme për të kapërcyer pengesat dhe për të ndërtuar urën për të ardhmen e tyre të begatë, që është në Bashkimin Evropian.
Kështu ka vlerësuar ministrja e Punëve të jashtme të Bullgarisë, Ekatarina Zaharieva.
"Nuk ka asnjë alternativë tjetër. Kjo është e ardhmja e Bashkimit, sepse pa Ballkanin Perëndimor projekti ynë i përbashkët nuk do të përfundojë plotësisht dhe Evropa nuk do të jetë një kontinent që është mjaft stabil dhe i sigurt", ka thënë ajo, transmeton Klan Kosova.