Lajmet e fundit

Anëtari i Crystal Palace-s, Wilfried Zaha nënshkroi së fundi kontratë me ekipin anglez që e mban atë në “Selhurst Park” deri në vitin 2023, shkruan Goal.com, përcjell Klan Kosova.
Por ish-anëtari i Manchester United-it është mjaft i mirë për të luajtur në Real Madrid thonë njohësit e futbollit.
"Unë mund ta shoh atë duke luajtur për Real Madridin, kështu që është mirë ai”, është shprehur tri herë kampioni i botës me Liverpool-in, Graeme Souness.
Sipas Souness reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka potencial të luaj për një klub që është mësuar me sfida në garat evropiane dhe jo me ekip që për synim mbetjen në ligë.
25-vjeçari ka gjithsej 146 paraqitje me Cyrstal Palace-n, ku ka shënuar 26 gola si dhe ka asistuar 16 herë.
http://www.goal.com/en/news/zaha-could-play-for-real-madrid-souness/uct7vxlk2mle112vo3tvztibq