Lajmet e fundit

Komisioni për Administratë Publike Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, mbajti sot dëgjim publik lidhur me Projektligjin për kryeqytetin.
Kryetari i këtij komisioni, Nait Hasani vlerësoi se ky projektligj është i një rëndësie të veçantë dhe konfirmoi përkushtimin e komisionit për ta trajtuar atë me seriozitet.
Ai tha se rekomandimet dhe propozimet e të pranishmëve do të shqyrtohen dhe analizohen hollësisht nga komisioni, në funksion të përmirësimit të përmbajtjes së projektligjit.
Nga ana tjetër, Besnik Tahiri, nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale, ka thënë se Kosova është vonuar me këtë projektligj. Ai ka propozuar që të merret model Zagrebi, duke e forcuar më shumë Kuvendin Komunal.
Folës të ndryshëm në këtë dëgjim publik, vlerësuan se ekzistojnë modele të mira ligjore të cilat aplikohen në kryeqytete të ndryshme të vendeve të rajonit por edhe më gjerë në Evropë, prandaj u shtrua nevoja që gjatë amendamentimit të Projektligjit për kryeqytetin, të analizohen me hollësi këto praktika