Lajmet e fundit

Kandidati për Kryetar të Prizrenit nga radhët e Nismës për Kosovën, Zafir Berisha, ka thënë se do të jetë në balotazh, si dhe ka shprehur bindjen e tij se do të fitojë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit, njofton Klan Kosova.
Berisha në Info Lokale të Klan Kosovës tha se ndonëse ka pasur një pengesë jokorrekte, ai në javën e dytë e ka ngritur dinamikën e takimeve.
Bazuar në takimet që i ka zhvilluar, Berisha tha se është paralajmëruese se minutat e fundit po vijnë për këtë qeverisje në Prizren.
“Mburrem me origjinën time”, tha Berisha, por shtoi se është kandidat për të gjithë qytetarët pa dallim feje, etnie apo bindjeje politike.
Berisha pati akuza edhe për kandidatin për Kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totajn, të cilin e quajti “Inspektor Shaqa".
Për të, ai tha se e ka denigruar gjuhën në fushatën elektorale, por që sipas Berishës, ai me këtë nuk i ka bërë mirë as vetes e as qytetit.
“Do të jem në balotazh”, tha Berisha, duke pohuar se nuk sheh ndonjë kandidat serioz që mund ta sfidojë.
“Fitorja e Zafës është mëse e sigurt”, përfundoi ia.