Lajmet e fundit

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev, me rastin e festës "Lindja e Krishtit – Krishtlindjet" dërgoi urim deri te të gjithë qytetarët të cilët e festojnë, si dhe deri te kryepeshkopi i Kishës Ortodokse, z. Stefani.
"Kjo ditë e madhe e lindjes hap rrugë të jetës që e zgjodhëm, qytetarë të nderuar. Do të jemi të lumtur, fëmijët do të jenë të buzëqeshur, do të jetojnë jetë cilësore dhe të qetë të gjithë. Bekimi ynë është në besimin që e kishim se kjo është e mundur dhe për këtë asnjëherë mos ndaloni të besoni në vlera", qëndron në urimin dhe shtohet se duhet të respektohemi, të duhemi, të kuptohemi mes vete, të kujdesimi për njërin – tjetrin, shkruan albeu.
Kështu, theksohet, "do të krijojmë shoqëri të qytetarëve të vetëdijshëm dhe përgjegjës të cilët duan, munden dhe dijnë të kontribuojnë drejt jetës së qetë për vete dhe për të gjithë në të".